17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

I jepet lamtumira e fundit, ish-Kryeministrit Fatos Nano! Bashkëshortja Xhoana: S’u bë kurrë hakmarrës (Detaje nga ceremonia)

Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisën homazhet publike, ku mijëra qytetar i dhanë lamtumirën e fundit Fatos Nanos. Në orën 12, u ndërprenë të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore u ulën në gjysmështize. Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas  radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.

Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj kanë marrë pjesë në homazhet për Fatos Nanon. Demokratët kanë kryer nderimet në ceremoninë shtetërore përish-kryeministrin. Kreu i PD, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në ceremoni, por në një reagim në rrjetet sociale 2 ditë më parë e vlerësoi Nanon si personalitetin kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë mortore në hollin e Pallatit të Kongreseve, bashkëshortja e ish-kryetarit të PS Fatos Nano, Xhoana Nano, mes lotësh e cilësoi Nanon, si njeriu që e deshi jo vetëm si person por dhe për vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.

Fjala e plotë e Xhoana Nano

Të dashur miq e dashamirës,

I nderuar zoti kryeministër,

Kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës.

Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Është një nga ato ditë që s’do doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.

Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë. E ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që i njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin.

Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë.

Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.

Në fjalën e tij në ceremoninë e homazheve, djali i tij Sokol Nano u shpreh:

Mirënjohës për fjalët e ndjera. Në emër të familjes i shpreh mirënjohjen shqiptarëve kudo që ndodhen. Familjen time e ka lidhur fati thellësisht me shqiptarët dhe e kemi ndjerë dashurinë që kishit për Fatosit. Por sot është një ditë ndryshe pasi sot Fatosi, babai, gjyshi, lideri ikën nga kjo botë por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli i pari për demokracinë, ai nuk kishte frikë humbjen dhe më mësoi me shembullin e tij.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kujtoi marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të madhe njerëzore dhe politike.

Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.

Rama: I thonë një fjalë, vdis pa të të dua. Sa do të doja i dashur Fatos, të uleshim sonte, në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mesh nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarave dhe të personazheve të ndryshme, ca u tha për ty që kur doli lajmi që ti këtë herë ike përgjithnjë. Po sa të pashkan dashur morë burrë i dheut. Po edhe ata që nuk të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur mezi kishin pritur të tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Deri tek ata që të kallën në burg që të akuzuan si vjedhës dhe erdhën të të vrasin në zyrë dhe të lëshuan mbi fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe vec ta shihje si ti kanë qëndisur aq bukur, fjalët e admiratës së tyre. Plasja me vjen që nuk do jemi sonte në një darke që nuk do kishte të paguar.

Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë hedhur karafila të bardhë në arkëmortin, duke pasuar me të tjerë figura politike që kanë shoqëruar kortezhin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat