17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Tirana largon Bordin për mungesë rezultatesh, Halili i beson stolin Ardian Nuhiun, trajneri i tretë për bardheblutë në këtë sezon

Pas rezultateve të zhgënjyese Tirana ka ndarë përfundimisht rrugët me trajnerin Roberto Bordin. Klubi njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas një periudhe të vështirë në kampionat.

Më pas Tirana zyrtarizoi trajnerin e ri, do të jetë 46-vjeçari nga Shkupi, Ardian Nuhiu i cili në karrierën e tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.

Ai zëvendëson italianin Roberto Bordin tek bardheblutë i cili u shkarkuar pas humbjes së thellë 4-1 nga Elbasani

Ish-trajneri italianë erdhi me synimin për ta ringritur ekipin bardheblu, por nuk ndodhi kështu. Pas 9 javësh Superiore, Tirana numëron 6 pikë, pozicioni i parafundit në tabelë, tregues se në çfarë gjendjen ndodhen.

Të shtunën pritet edhe të dalë përpara mediave trajneri i tretë për këtë sezon për Tiranën, pas Miles, Bordin dhe tashmë Nuhiu.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat