17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë teksa Gjykata Kushtetuese shqyrton për shkarkimin e tij nga detyra

Burime të afërta nga ekipi i mbrotjes ligjore konfirmuan për voicenews.al se në seancën plenare publike për shqyrtimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese në datën 31 tetor 2025, do të jetë i pranishëm vetë Erion Veliaj.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë. Më pas, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një ditë më parë në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, Gjykata Kushtetuese, theksoi se: “Bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2  të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025. Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin  e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat