Policia e Durësit arrestoi shtetasit shqiptar, Ergis Hoxha 32 vjeç dhe Arbin Hoxha, 34 vjeç, banues në fshatin Manzë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Referuar njoftimit zyrtar, të dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Breshias i akuzon për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni u finalizua pas kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve operative dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpolin.
Arrestimi i tyre është kryer me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të përballen me drejtësinë.

