5.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025

Skandali/Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe në Tiranë, askush “nuk e vret mendjen” se po rrezikohet jeta e shoferëve

Paraditen e sotme një situatë tejet e rrezikshme ka ndodhur në aksin Sauk–TEG, ku një kamioni i është hapur spondi gjatë lëvizjes, duke shpërndarë tulla dhe copëza materiali ndërtimi në mes të rrugës.

Sikurse shihet qartë, rruga është mbuluar me mbetje ndërtimi, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur dëmtimet apo aksidentet.

Deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë që institucionet përgjegjëse, ARRSH, firma kontraktuese, dhe Policia Rrugore të reagojnë urgjentisht për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm në këtë aks.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat