6.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Pasardhësi i Altin Dumanit/KLP: Të katër kandidatët i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK-un

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Që në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

“Për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj meqë nuk është hapur procedura” tha Zeqir Poda.

“Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… S’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme” U shpreh .

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, theksoi se janë 4 kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet. Sipas tij aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Po ashtu ai theksoi se një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. “Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.”, tha ai.

Sikurse dihet Altin Dumanit i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat