6.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Rama thumbon Presidenten e KE, Von der Leyen në Forumin e Investimeve: Faleminderit që erdhët të na jepni më shumë detyra

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor ka shkëmbyer batuta me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke e “falenderuar” që ka ardhur në Tiranë për të dhënë më shumë detyra.

“Ju lutem bashkohuni me mua për t’i uruar mirë se ardhur mikes së dashur të Shqipërisë dhe rajonit, Von der Leyen. Faleminderit e dashur Ursula që u ktheve në rajon për të na sjellë më shumë lajmë të mirë, për të na dhënë më shumë detyra e për shijuar ushqime të mira, e më pak mërzi se në flluskën tuaj në BE. Falenderoj ekipin tuaj për ndihmën e dhënë” tha Rama.

Një pjesë e foltores që ishte vendosur në podiumin ku flisnin të pranishmit, është shkëputur teksa pikërisht kryeministri Rama fliste për ‘krizë’. Mes humorit, kryeministri theksoi se shembull i krizës ishte pikërisht ky incident që sapo ndodhi.

“Kriza ka ardhur tashmë dhe le ta transformojmë atë në nevojë. Më falni. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës, sapo e patë”, tha Rama, ndërsa të pranishmit duartrokitën dhe qeshën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der leyen ka zbardhur detaje nga një bisedë me kryeministrin Edi Rama gjatë kërkesës së këtij të fundit që vendi ynë të anëtarësohej në SEPA. Në fjalën e saj në Konferencën e Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, Von der Leyen u shpreh se i ka thënë Ramës se për arritjen e kësaj ambicjeje duhej shumë punë dhe kohë, por se një gjë e tillë u bë e mundur nga Shqipëria në më pak se dy vite më vonë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat