17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Shkrimtari hungarez i fjalive të gjata, ritmit të ngadaltë dhe atmosferave pesimiste, László Krasznahorkai fiton çmimin “Nobel” për letërsinë

Tashmë është zyrtare autori hungarez, László Krasznahorkai është shpallur fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë 2025, duke u vlerësuar për veprën e tij të jashtëzakonshme dhe vizionare.

Akademia suedeze theksoi se veprat e Krasznahorkai, të shkruara në mes të një tmerri apokaliptik, rilartësojnë fuqinë e artit dhe ndikojnë thellë në letërsinë bashkëkohore.

Ky çmim i njohur ndërkombëtarisht vlerëson përkushtimin dhe ndikimin artistik të autorit, i cili gjatë karrierës së tij ka eksploruar tema të errëta dhe ekzistenciale me një stil unik dhe të fuqishëm.

László Krasznahorkai është një shkrimtar dhe skenarist hungarez, i njohur për romanet e tij të thella, postmoderniste dhe me tema apokaliptike.

Lindur më 5 janar 1954 në qytetin Gyula të Hungarisë, ai ka studiuar juridik dhe letërsi hungareze në Universitetin e Szeged dhe Universitetin Eötvös Loránd të Budapestit. Pas disa vitesh si redaktor, ai u bë shkrimtar i pavarur në vitin 1984.

Krasznahorkai është i njohur për stilin e tij të veçantë, i cili karakterizohet nga fjali të gjata, ritëm të ngadaltë dhe një atmosferë pesimiste.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat