9.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë (Gjyqësori tregon dhëmbët)

Në një klimë tensioni midis gjyqtarëve dhe qeverisë, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë më 9 nëntor. Në kërkesën e tij, Veliaj e cilësonte dekretin “antikushtetues” dhe theksonte se mandati i kryetarit të bashkisë “nuk është personal, por përfaqëson sovranitetin e qytetarëve të Tiranës”.

Presidenti Begaj tashmë në kufi të kundravajtjes penale, dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe 5 qytete të tjera, edhe pse Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese shkarkimin e tij si drejtues i Bashkisë së kryeqytetit. Në këtë ankimim, avokatët e Veliajt kanë përfshirë së fundmi edhe ankimimin e dekretit të Begajt që shpalli zgjedhjet për Tiranën.

Me një argument të sforcuar, por i gjetur në mënyrë gjeniale nga këshilltarët juridik të Presidentit Begaj, u ndoq logjika juridike të përdorur nga qeveria kur shkarkoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, dhe jo të Kushtetutës si ligji më i lartë që shprehet për një rast të tillë. Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimimin e Veliajt siç përcakton neni 115 i Kushtetutës, presidenti Begaj në shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, argumentoi se shkarkimi i Veliajt për mosparaqitje në detyrë prej 3 muajsh, është me natyrë administrative.

Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Bashkiak, ishte bazuar në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore që lidhet me mungesën në detyrë për tre muaj dhe jo në nenin 115 të Kushtetutës, që parashikon rastet e shkeljeve të rënda.

Megjithatë, duket se argumentet e “analizuara” të kreut të shtetit nuk bindën as Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin e dekretit. Pavarësisht se kjo gjykatë është perceptuar shpesh si nën kontrollin e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, kësaj here ajo nuk arriti të mbulojë shkeljet ligjore dhe procedurale që shoqëruan vendimin presidencial.

Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.

Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

Shkarkimi i Veliajt

Vendimi për shkarkimin e Veliajt u mor më 25 shtator nga Këshilli i Ministrave, dy ditë pas miratimit të propozimit nga Këshilli Bashkiak. Pas shkarkimit, Bashkia e Tiranës drejtohet përkohësisht nga Anuela Ristani, ndërsa Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet me kandidaten Ogerta Manastirliu, duke ecur sipas “logjikës së fakteve të kryera” të kryeministrit Edi Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat