0.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025

Ekspertja e jurispudencës Joana Qeleshi analizon sistemin e drejtësisë: Kohzgjatja e gjyqeve 6 muaj para 2016-tës, 3 vite në ditët e sotme!

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë Joana Qeleshi teksa analizoi shkaqet e vrasjes së gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja, u shpreh se qytetarët kanë mllef të akumuluar gjuha që përdoret çdo ditë rëndomtë nga të gjithë, politika apo qoftë edhe nga mediet. Qeleshi e cila është përfshirë edhe në botën akademike analizoi procesin gjyqësor, kohëzgjatjen në 2016-të dhe atë sot.

“Mendoj që është përceptim i gabuar kjo lufta mes gjyqësorit dhe popullit. Është ushqyer nga gjuha e të gjithëve, nga media, politika, qytetarët. Nuk ka pasur filtër. Ka edhe një problem se gjyqësori është shumë larg publikut. Shumica e njerëzve nuk kanë lidhje me gjykatët, por kanë mllef të jashtëzakonshëm. Ata nuk e dinë se si është dita e një gjyqtari. Unë e kuptoj mllefin e tyre, kur tejzgjatet procesi gjyqësor. Duhet të kuptojmë se pse ka ardhur kjo. Reforma kishte si qëllim që të merrtet drejtësi më të drejtë, më shpejt. Ne duhet të bëjmë analizën sot. Sa zgjaste në 2016-tën një çështje, sa zgjat sot. Gjyqtari fillon gjyqet në 9 dhe përfundon në 4. Një qytetar që nis gjyqin në 4 pa 10, sa i përqëndruar mund të jetë gjyqtari” tha Qeleshi.

Më tej ajo shtoi se “nuk mund të kërkosh diçka të jashtëzakonshme, në kushte të mjerueshme. Po të bëni një sondazh, askush nuk do të punojë në ato kushte. Ngarkesa, numri i ulët, fakti që ty të vjen një dosje që është shortuar pesë herë dhe kur vjen te ty qytetari, është lodhur. Padiskutim që njerëzit kanë të drejtë të kenë mllef se çështjet e tyre nuk janë trajtuar në kohë”.

“Ne jemi vend që nuk i duam statistikat, nuk i kemi qef. Më parë, një çështje shqyrtohej në 6 muaj ose 1 vit. Në rrethe përfundonte edhe në Apel për 1 vit. Aktualisht një proces në shkallë të Parë mund të shkojë deri në 3 vite. Ndërkohë, duhet të presësh 5 vite që të të vijë radha në Apel. Për mua reforma në drejtësi është dështim. Nuk besoj se ka njeri të thotë ndryshe”, tha Qeleshi në panelin e emisionit “Top Story”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat