14.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Konferenca e NATO-s, Tirana sërish nën kufizim qarkullimi, ja akset rrugore që do të bllokohen

Mbajtja e Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike nga data 8 deri më 10 tetor 2025, do të sjellë kufizim qarkullimi për qytetarët në Tiranë.

Polica ka dalë me njoftim teksa deklaron se janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);

Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat