3.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Ekspertiza e detajuar nga Italia për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, çon në pranga mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Pas dy vitesh hetime në lidhje me humbjen e jetës së 3-vjeçarit, Braian Spahiu pas trajtimit në klinikën dentare ‘Splendent’ në Tiranë, çuan në humbjen e lirisë së mjekut Roland Xhaxho dhe të vajzës së tij stomatologe Ina xhaxho. Prokuroria kërkoi një masë më të rreptë sigurie atë të arrestit në burg por gjykata pas analizimit të rrethanave vendosi ti lërë në arrest shtëpie. Sipas prokurorisë ata akuzohen për “Vrasje nga pakujdesia”.

Po ashtu, e njëjta masë u dha dhe për mjeken stomatologe Marta Gina, e cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Në shtator të vitit 2023 fëmija u paraqit në klinikën Xhaxho për të kuruar demineralizimin e dhëmbëve me anestezi totale e cilai i solli komplikacione. Pas 3 ditësh kurimi në urgjencën e pediatrisë, fëmija ndërroi jetë mbrëmjen e datës 1 tetor 2023.

Ekspertiza mjeko-ligjore

Kjo masë erdhi pak ditë pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga mjekët italianë, të cilët përcaktuan shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit. Ata i përcollën prokurorisë shqiptare një akt ekspertizë voluminoze prej 200 faqesh. Lidhur me detajet e aktekspertizës, prokuroria është tejet e rezervuar, me argumentin se mund të dëmtojë hetimin, por konfirmoi se do t’u vihet në dispozicion palëve sapo të konkludojë me hetimet.

Edhe familjarët e Spahiut mësohet se kanë kërkuar informacion lidhur me ecurinë e hetimeve, por edhe të njiheshin me konkluzionet e aktit të ekspertimit të ardhur nga Italia, përderisa më herët kanë ngritur dyshime lidhur me hetimet që po kryheshin nga prokuroria për të hedhur dritë mbi vdekjen e fëmijës së tyre.

Sipas ekspertizës së parë të kryer nga Instituti i mjekësisë ligjore thuhet se anestezia, ishte shkak i vdekjes së 3-vjeçarit. “Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në aktin e Institutit të mjekësisë ligjore.

Por, pavarësisht këtij konkluzioni, Prokuroria e Tiranës kërkoi një ekspertizë të dytë, me argumentin se akti i parë ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Si ndodhi ngjarja

Më 1 tetor 2023, 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private pa licencë në Tiranë.

Stomatologia Ina Xhaxho dhe babai i saj, anestezisti Roland Xhaxho, garantuan familjen se gjithçka do të shkonte mirë, por vogëlushi doli nga klinika pa ndjenja dhe përfundoi në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë.

Familjarët dorëzuan kallëzim penal, duke e konsideruar anestezinë si shkakun fatal.

Autopsia e parë vërtetoi se shkak i vdekjes ishte doza e lartë e narkozës, por Prokuroria kërkoi një ekspertizë të dytë në Itali. Kjo zvarriti hetimet për më shumë se 2 vite, ndërkohë që babë e bijë vijuan të punonin të lirë.

Në shtator 2025 mbërriti ekspertiza italiane që konfirmoi të njëjtin shkak vdekjeje, anestezia. Hetimet pritet të mbyllen, por asnjë masë nuk është marrë ende ndaj mjekëve.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat