4.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Berisha shpall “sozinë” e Kryeministrit kandidat të PD për Bashkinë e Tiranës! Dikur Rama i thurte elozhe Binajn

Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës të mbështesë kandidaturën e aktorit, Florjan Binaj. Lajmi u bë i ditur nga Kreu i PD Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ku theksoi se ky vendim vjen pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku janë shqyrtuar kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit. Duke falënderuar të gjithë ata që paraqitën kandidaturat e tyre, Berisha theksoi se Partia Demokratike, pas konsultimeve të brendshme dhe në koordinim me aleatët opozitarë, do të mbështese emrin e aktorit dhe artistit të njohur, Florjan Binaj. Florjan Binaj do të ketë përballë Ogerta Manastirliu, kandidaten e propozuar nga Partia Socialiste.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj” tha kreu i PD Berisha.

Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.

“Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive! Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat