6.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Në kufi të kundravajtjes penale? Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

Një debat i ri kushtetues pritet të lindë paralelisht me fushëtën elektorale për bashkitë pa kryetar, pasi Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera. Qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do t’iu drejtohen më 9 Nëntor drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre.

Ndërsa për 5 Bashkitë nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo pengesë, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime bazuar në intepretim të përcaktimeve në Kushtetutë. Kjo pasi Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarakimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Ksuhtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.

Në bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, zgjedhjet zhvillohen për shkak të largimit të kryebashkiakëve si pasojë e kandidimit përkatësisht të Ervn Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malaj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nën siglën e Partisë Socialiste, ku fituan edhe mandatin e deputetit. Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largu anga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sqarimi i Presidencës

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese),  pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat