Vrasja mafioze e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, trupi i pajetë i të cilit është gjetur rreth orës 00:30 pak pas mesnate (27 Shtator) në fshatin Salari të Tepelenës, ka ngritur shumë pikpyetje për grupin hetimor. 44-vjeçari, i cili jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe rezulton pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet, raportohet se është qëlluar me armë.
Pranë trupit të pajetë të viktikës është gjetur edhe automjeti i tij. Fillimisht u raportua se ai shoqërohej nga persona të tjerë, por sipas informacioneve në momentin kur u zbulua trupi ishte i vetëm dhe deri më tani s’ka asnjë të shoqëruar nga policia.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta duke ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat, si edhe arsyet e krimit, ndërsa deri më tani nuk përjashtohet asnjë pistë. Edoardo Sarchi rezulton të ketë qenë frekuentues i rregullt i zonës së Tepelenës për qëllime gjuetie.
Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.
Ndërkohë, policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, i cili më herët ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.
Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç.
Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale. Kjo hedh poshtë versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së italianit, dhe se viktima ishte plagosur gjatë tentativës për t’u larguar.
Ndërsa Braçi pretendonte për një sulm me armë, ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi në automjetin e Sarchit, përveç një gome të shfryrë. Kjo, së bashku me vendndodhjen e plagës fatale në kokën e viktimës, ka ngritur dyshime serioze mbi vërtetësinë e dëshmisë së tij.
Ndërkohë, policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, i cili më herët ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.
Bazuar në të dhënat më të fundit, pista kryesore e hetimit po zhvendoset drejt një konflikti të mundshëm mes ortakëve të fabrikës së tullave, që Sarchi dhe Braçi kishin në Tiranë.
Detaje nga ngjarja
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Salari të Tepelenës pak pas mesnatës së të premtes (27 Shtator), ku u qëllua për vdekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi.
Në një prej automjeteve mësohet se ndodhej biznesmeni 44-vjeçar, pronar i fabrikës së tullave në Tiranë, ku edhe banonte prej 20 vitesh.
Ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Sipas tij, personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur, dhe për shkak të errësirës s’ka mundur ta identifikojë.
Kjo dyshohet se është arsyeja se pse trupi i pajetë i 44-vjeçarit italian ndodhej jashtë makinës.
Gazment Braçe, djali i ortakut të viktimës, është shpallur në kërkim pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është larguar.

