Në mënyrë tragjike ka humbur jetën këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti. Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.
Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
Ndërkohë, me të marrë lajmin e rëndë, reperi Gjesti është nisur drejt vendngjarjes. Sikurse shihet edhe në video, reperi ka shpërthyen në të qara dhe ulërima kur ka mbërritur.
“Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe”, njofton fshati Treboviq i Pejës në rrjetet sociale.


