Rreth mesditës në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës. Mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani brenda ambientit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku të dy punonin. Çajka, i cili ndodhet aktualisht në arrati, është gjithashtu president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës.
Infermieri 32-vjeçar Mikel Osmani ka marrë plagë nga mjeti prerës dhe po merr kujdes mjekësor, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.
“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit” thuhet në njoftimin e policisë.

