17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Shuhet aktori ekselent i trojeve shqiptare Enver Petrovci

Aktori i shquar Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike.

Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut.

Emri i tij mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit dhe pasionit për teatrin dhe kinemanë.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat