4.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Kuvendi seancë “maraton” pritet debat për programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare ku do të zhvillohet debati me fokus te programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18 shtator, ora 10:00, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Përmes këtij urdhri ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Konferenca e Kryetarëve ra dakord që të zbatohet rregullorja dhe çdo deputet të flasë 10 minuta në seancën e sotme plenare.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi më 15 shtator ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri Rama pritet të prezantojë edhe programin qeverisës të mandatit të katërt.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave:

Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat