28.5 C
Tirana
Tuesday, September 16, 2025

Nisin ‘xixat’, maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

Sikurse ishte paralajmëruar më parë mazhoranca miratoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit me 79 vota, ndërsa në sallë mungoi opozita. Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi procedurën e seancës plenare për votim të projektvendimeve në rend dite dhe të Rregullores së Parlamentit, opozita e pranishme në diskutime u ngrit dhe braktisi sallën.

Ky largim erdhi menjëherë pasi kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij për procedurë, ku u shpreh që mazhoranca të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës dhe të mos e kalonte.

“Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë nga viti ’90 gjer sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nuk mund të kishin kurrë fillim tjetër, përveç se këtij që nisët sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë, mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor, por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit. Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë. Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie.” – tha Berisha.

Teksa Peleshi kërkoi votimin për prezencë dhe më pas procedurën e votimit, deputetët e PD dhe aleatët e tyre u larguan.

Mazhoranca vijoi me votimet e ndryshimit të rregullores, duke e miratuar me 79 vota pro dhe asnjë kundër e asnjë abstenim. Ndërkohë, në sallë mungonin 57 deputetë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat