24.5 C
Tirana
Monday, September 15, 2025

Struktura e re e Komisioneve në Kuvend, Peleshi mbledh krerët e grupeve! A do marrë PD pjesën e saj në “farsparlamentin”?

Kryetari i parlamentit Niko Peleshi ka ftuar ditën e sotme në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi formimin e organeve të reja të Kuvendit.

Takimi pritet që të zhvillohet në mesditë dhe në fokus ka përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve. Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren. Peleshi pritet që t’ju prezantojë palëve një draft për ndryshimin e shpejtë të rregullores së parlamentit, që do i hapë rrugë rikonceptimit të Komisioneve Parlamentare, sipas modelit të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së më datë 11 shtator, ku dhe bëri me dije emrat e ministrave të rinj.

Plani i maxhorancës socialiste parashikon që nesër Kuvendi të mblidhet gjatë paradites për ngritjen e Këshillit të Mandateve dhe pasdite të votojnë rregulloren e re dhe përbërjen e komisioneve.

PS ka 7 komisione, ndërsa opozita 4 të tilla. Opozita nuk ka votat për të bllokuar ndryshimet, që miratohen me 71 vota. Pas ristrukturimit të parlamentit, Kuvendi do zhvillojë një debat të enjten dhe të premten për programin qeverisës të kabinetit të ri.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat