24.5 C
Tirana
Sunday, September 14, 2025

Larisa Rikelme debuton si komentarore futbolli, duke lënë përfundimisht revistën “Playboy”

Tifozja më e famshme e Paraguait, Larisa Rikelme, është gati të tërheqë sërish vëmendjen gjatë Kupës së Botës, këtë herë jo nga tribuna, por nga kabina e komentimit.

Modelja dhe aktorja bukuroshe u bë e njohur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur u fotografua duke mbajtur një celular midis gjoksit, pamje që u përhap menjëherë në mbarë botën. Në atë kohë, Larisa u betua se do të vraponte nudo në rrugët e kryeqytetit Asuncion nëse Paraguai do të fitonte Kupën e Botës.

Më vonë, ajo pozoi nudo për revistën “Playboy”. Në vitin 2017, ajo bëri një tjetër premtim “të zjarrtë”: do të zhvishej sërish nëse Chiapas, skuadra e të dashurit të saj, futbollistit Jonathan Fabbro, do të kualifikohej për fazën “play off” të kampionatit meksikan. Por koha ka kaluar dhe Larisa ka bërë një kthesë të re në karrierën e saj. Ajo ka përfunduar një kurs trevjeçar në komunikim dhe ka nisur punën si gazetare dhe komentuese sportive.

Debutimi i saj ndodhi të martën, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës mes Paraguait dhe Perusë, e luajtur në Lima. Larisa ndau në rrjete sociale foto nga stadiumi së bashku me kolegët e saj komentues.

Një gol i vonë nga Matias Galarza Fonda i dha Paraguait fitoren 1-0 dhe siguroi kualifikimin në finalet e Kupës së Botës që do të zhvillohen verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Larisa, tashmë 40-vjeçare, e njohur nga mediat si “e dashura e Kupës së Botës”, është gati të ndjekë dhe komentojë nga afër aventurën e vendit të saj në këtë turne madhor.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat