28.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025

Prezantohet qeveria e re, ndryshe nga herët e tjera Rama nuk ja doli të gjente emra (uau) suprizues (Lista e ministrave që ikën dhe ato që vijnë)

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Por ndryshe nga herët e tjera, Rama nuk arriti të kapte ‘prime’ me elementin surprizë.

Kështu në krahun e tij të djathtë do të vijojë të jetë Belinda Balluku e cila përveçse zv.kryeministre do të vijojë të drejtojë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por teksa ka konfirmuar Ballukun, Rama ka bërë ndryshime në dy dikastere të tjera shumë të rëndësishme, te Punët e Brendshme dhe Punët e Jashtme. Kështu Ervin Hoxha do të shkarkohet nga detyra për t’i lënë vendin Albana Koçiut, ministrja aktuale e Shëndetësisë, që do të jetë e para drejtuese femër në historinë e Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani do t’i lërë vendin Elisa Spiropalit që deri tani mbante postin e Kryetares së Kuvendit. Një tjetër dikaster i rëndësishëm ku drejtuesi i saj konfirmohet është Ministria e Mbrojtjes, ku do të vijojë punën Pirro Vengu.

Në ministrinë e Drejtësisë nuk do të jetë më Ulsi Manja që do të marrë postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Vendin e tij do ta zërë zv.ministri Besfor Lamallari. Konfirmime të tjera janë edhe Petrit Malaj te Financat, Blendi Gonxhe te Turizmi, si dhe dy ministret e Shtetit, Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka.

Në vendin e lënë bosh nga Ogerta Manastirliu në ministrinë e Arsimit do të ulet Mirela Kumbaro, ndërsa në ministrinë e Shëndetësisë Evis Sala.

Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Belinda Balluku

Ministër i Brendshëm
Ikën: Ervin Hoxha
Vjen: Albana Koçiu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ikën: Igli Hasani
Vjen: Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes
Pirro Vengu

Ministër i Financave
Petrit Malaj

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Blendi Gonxhja

Ministër i Mjedisit
Ikën: Mirela Kumbaro
Vjen: Sofjan Jaupaj

Ministër i Arsimit
Ikën: Ogerta Manastirliu
Vjen: Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ikën: Albana Koçiu
Vjen: Evis Sala

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Ikën: Blendi Gonxhe
Vjen: Delina Ibrahimaj

Ministër i Drejtësisë
Ikën: Ulsi Manja
Vjen: Besfor Lamallari

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ikën: Anila Denaj
Vjen: Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën: Taulant Balla
Vjen: Toni Gogu

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Adea Pirdeni

Ministër Shteti dhe Kryenegociator  për BE
Majlinda Dhuka

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ikën: Arbjan Mazniku
Vjen: Ervin Demo

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat