26.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025

Nga dashnori i gjuhës shqipe, në të dashuruarin e teknologjisë, Rama shpik ministre virtuale që do menaxhojë prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama ka habitur me ndryshimin e “markës” përmes të cilës kërkon të mbahet mend, duke e lënë pasdore artin e fjalës, për të përqafuar idenë më të re në kabinetin qeveritar krijimin e një ministrie të posaçme që do të drejtohet nga një ministre “virtuale”.

Bëhet fjalë për Diellën, asistenten e e-Albania, e cila sipas Ramës do të marrë drejtimin e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike.

Rama ka paralajmëruar se 95% e prokurimeve do të realizohen përmes Inteligjencës Artificiale, duke lënë jashtë loje administratën publike dhe ndërhyrjen njerëzore në vlerësimin e ofertave, me përjashtim të firmosjes finale nga një zyrtar.

Rama deklaroi gjatë prezantimit të kabinetit qeveritarë se: “Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës. Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen  e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat