29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Provokim? Presidenti Begaj dekreton 12 shtatorin (ditën e vrasjes së Azem Hajdarit) për mbledhjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Deputetët e rinj do të mblidhet dhe betohet të premten, më 12 shtator, ora 10:00, një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe deputetëve, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e kësaj legjislature për vijimin e reformave, forcimin e institucioneve dhe përmbushjen e aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti u bëri thirrje deputetëve të tregojnë përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim, si dhe të përfaqësojnë me dinjitet qytetarët që i kanë votuar. Ai nënvizoi nevojën për një mazhorancë të përulur dhe një opozitë aktive, në funksion të dialogut dhe demokracisë. Mes prioriteteve të legjislaturës së re u përmendën: drejtësia funksionale, zhvillimi ekonomik, arsimi, mjedisi, sfidat demografike dhe përgatitja për integrimin evropian.

Mbledhja e Kuvendit të ri, përkon me 27-vjetorin e vrasjes së deputetit dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Në këtë ditë Partia Demokratike dhe të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj zhvillojnë homazhe pranë memorialit në rrugën Abdi Toptani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat