29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Nuk ka liri për Ilir Metën, gjykata lë në paraburgim ish-Presidentin e Republikës

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata ka vendosur lënien në qeli të Metës.

Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.

Në ankimimin e dorëzuar në Apel, Meta dhe avokatët e tij e cilësojnë këtë vendim të pajustifikuar, duke argumentuar se hetimet janë tashmë të përfunduara dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet e tyre.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat