29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Nuk gjen qetësi Shkodra, një tjetër atentat me dy viktima trondit kryeqendrën e veriut, arrestohet autori (Emrat)

Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale. dy persona janë vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në mes të qytetit, në një lokal pranë godinës së bashkisë.

Më konkretisht në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Armando Pali, punonjës i IMT-së Shkodër dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa në spital ka ndërruar jetë 31-vjeçari Liridon Kraja alias Liridon Lushi. Ky i fundit njihej si truproja i shtetasit Erogen Vaso alias Brajoviç, 43-vjeç, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit dhe mbeti i plagosur.

Ndërkohë, mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe një grua, si dhe kamarieri i lokalit, të cilët duket se janë komplet të pafajshëm në këtë ngjarje dhe plumbat i kanë kapur rastësisht.

Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.

Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.

Ai mbeti i plagosur, së bashku me një grua, e cila dyshohet se ishte kamariere në lokal. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, si dhe aktualisht punonjës i IMT-së. Pak më vonë në spital humbi jetën edhe Liridon Kraja, i cili njihej si truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç).

Arrestohet autori

Piolicia e Shkodrës ka arrestuar autorin e atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm, në një lokal në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Rakip Gila, rreth 28 vjeç. Ai ka qenë me skafandër në kokë dhe me një motor, në momentin kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Më pas ai është larguar me një automjet tip “BMW” ngjyrë gri. Por, rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Rakip Gila ka braktisur makinën dhe ka tentuar të arratiset në këmbë, por është rrethuar nga Policia dhe është kapur në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Erogen Vaso alias Brajoviç, anëtar i grupit të Bajrit dhe vëllai i Denis Brajoviç, i arrestuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat