29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Tragjike 138 persona humbën jetën nga aksidentet nga janar-gusht 2025, 38 viktima më shumë se një vit më parë

Pak kush e sheh si problematikë jetët e humbura në lule të rinisë dhe plagët sociale që ndoshta nuk shërohen kurrë, derisa i bie për ‘ise’ të përballet me pasojat e një aksidenti. Panorama e shumë aksidenteve tragjike të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë, vetëm sa shton aksionet e policisë për vendosjen e gjobave.

Referuar statistikave të policisë së shtetit 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti. Krahasuar me një vit më parë megjithëse kemi rreth 120 aksidente më pak, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë. Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë. Ndërsa këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rënde.

Sipas statistikave rrugore arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit.

138 viktimat nga aksidentet rrugore duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet por edhe për çdo drejtues mjeti që ta shohin rrugët jo thjesht asfalt dhe semaforë, por terren ku duhet të lëvizësh duke zbatuar rregullat që më shumë se sa ndëshkuese mbrojnë jetën tonë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat