29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Meta kërkon lirinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar ankimimi i paraqitur nga i pandehuri Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” do shqyrtohet më 8 shtator.

Në njoftimin për mediat theksohet se: “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar caktimin e seancës gjyqësore në lidhje me ankimimin e paraqitur nga i pandehuri Ilir Metaj. Seanca do të zhvillohet më 08.09.2025, ora 10:00, në ambientet e kësaj gjykate, dhe ka si objekt ankimin ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Ky vendim lidhet me masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Metës, i cili akuzohet për tre akuza nga SPAK: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat