29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Qeveria e re? E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje një takim në Kryeministri.

Diplomatja amerikane qëndroi rreth 20 minuta në godinën e qeverisë, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar mbi arsyet e vizitës apo detaje nga bisedimet e saj.

Takimi i VanHorn me kryeministrin vjen në një moment të ngarkuar politik dhe institucional. Kryeministri Edi Rama pritet që më 11 shtator në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar, duke i dhënë fund dilemave mbi përbërjen e skuadrës së mandatit të katërt.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat