29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Komisioni Rregullator në KQZ, miraton zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me tre vota pro dhe dy kundër.

Vendimi pasqyron numrin e votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në qarqe, numrin e mandateve të fituara, si dhe listën emërore të deputetëve në nivel qarku dhe kombëtar.

Ky akt shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Hapi i radhës pritet të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca e konstituimit.

Shpërndarja e mandateve sipas partive:

Partia Socialiste: 83 deputetë

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 50 deputetë

Partia Socialdemokrate: 3 deputetë

Partia Mundësia: 2 deputetë

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet: 1 deputet secila

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat