29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Një dinamovit si Gëzimi!

Pjetër Quku

Gëzim Feçi është një tifoz i hershëm, mbase që atëherë kur ka filluar të kuptojë futbollin dhe që nuk e ka ndërruar asnjëherë skuadrën, siç ndodh në rastet e fëmijëve që bëhen tifozë, se skuadra ka fituar kupë apo kampionat, ose heqin dorë prej asaj që ka dalë nga gara pa asnjë trofe.

Një dinamovit si Gëzimi, gjysh i Zaelit dhe Loisit, nuk ka lënë asnjë ndeshje të Dinamos pa parë. Bëhet fjalë për ndeshje që luhen në Shqipëri, sepse puna e përditshme ia ka pamundësuar udhëtimet jashtë. Një dinamovit si Gëzimi, lutet sa herë që Dinamo me djemtë e saj duhet ta çojnë “nëndetësen” gjithmonë në drejtimin e duhur.

Një dinamovit si Gëzimi beson verbërisht tek tekniku kryeqytetas Ilir Daja, me bindjen, se timonieri i bluve nuk gabon. Një dinamovit si Gëzimi, nuk e ka problem prapashtesën “City” në fanelat e ekipit, sepse, e di mirë, që “Dinamo” është “Dinamo”, me apo pa “City” në emrin e saj. Një dinamovit si Gëzimi gjithmonë beson, se “çunat” hyjnë për fitore dhe nuk ka pikën e dyshimit se do e djersijnë shumë fanelën për të kënaqur ata tifozë, që e
ndjekin skuadrën në të mirë e në të keq.

Një dinamovit si Gëzimi, nuk e tradhëton asnjëherë ekipin, edhe nëse nuk janë në një ditë të mirë, e në Poloni humbin thellë. Një dinamovit si Gëzimi beson, se e enjtja do të jetë ditë e bekuar dhe se “Air Albania”, do flasë jo vetëm shqip, por dhe duartrokitjet e tifozëve do të jenë fiks si nëndetëset e vërteta që rol kryesor kanë luftën kundër luftanijeve.

Një dinamovit, si Gëzimi beson se polakët e Jagiellonia nuk do ja dalin në Tiranë, sepse, një tifoz i tillë beson tek skuadra e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat