29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Kërcënoi inspektorët e IMT që mos t’i prishnin ndërtimin pa leje, duke u hequr si shoferi i kancelares së SPAK, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu mësohet se është prangosur pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT.

I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për ti shpëtuar përgjegjësisë prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

I arrestuari është identifikuar si Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime për objektin e ndërtuar pa leje dhe të mos e procedonin. Ibraliu rezulton se nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat