29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

E diela e zezë me bilanc tragjik për aksidentet, 2 të vdekur dhe tre të plagosur! Humbin jetën dy motrat

Mbrëmja e të dielës ka rezultuar fatale sa i përket aksidenteve rrugore, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e dy aksidenteve në Sarandë dhe Kuçovë.

Nga aksidentet kanë ndërruar jetë dy motrat, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në këtë bilanc negativ.

Aksidenti në Sarandë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë, ku viktimkanë mbetur dy motra nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23- vjeçar dhe tjetri nga 22- vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere.

E plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

  • Çfarë thotë policia për aksidentin tragjik?

Policia e Sarandës ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy motrave Dhimaku.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një i ri 23-vjeçar është përplasur me makinën që udhëtonin dy motrat.

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Ja kush janë dy motrat që humbën jetën

Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve.

Ndërsa ndërroi 20- vjeçarja Rozina Dhimaku,  e cila mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

Ndërsa Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Aksidenti në Fiershegan-Kuçovë, plagosen babë e bijë

Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çinar.

Një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat