29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Kontrolli për administrimin e financave/ILD vlerësim maksimal për cilësinë e sistemit të kontrollit të brendshëm

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave.

Gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, duke u ekzaminuar baza dokumentare për secilën rubrikë të listës së kontrolleve.

Në përmbyllje të këtij procesi monitorimi e analizimi, raporti i Drejtorisë së Kontrollit Financiar të Ministrisë së Financave jep vlerësimin maksimal, bazuar në përgjigjet e 59 pyetjeve për ILD-në, duke u shprehur se “Sistemi i kontrollit të brendshëm në institucionin e ILD vlerësohet efektiv, me 59 pika të plotësuara nga lista e kontrollit të shoqëruar me dokumentacion justifikues.”

Raporti vëren se sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme “Sistemi i Kontrollit të Brendshëm konsiderohet efektiv, nëse nuk janë zbuluar asnjë ose janë zbuluar shumë pak dobësi dhe mangësi të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm.”

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat