29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Zyrtare, viti i ri shkollor nis më 8 shtator dhe mbaron 12 qershor! Zbulohen datat e provimeve shtetërore

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.

Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta do e mbyllin mësimin më 29 maj, ndërsa provimet do mbahen në 15-26 qershor 2026.

Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht, proces që kryhet përmes e-Albania. Ndërkohë, për librat që do të shpërndahen falas para nisjes së mësimit, do të jenë shkollat përkatëse që do të njoftojnë për nxënësit datat dhe vendin e shpërndarjes së tyre.

Sa i përket kalendarit të pushimeve, ato dimërore përkojnë në datat 22 dhjetor 2025-2 janar 2026 përsimin bazë, e mesëm dhe të lartë ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në datat 30 mars 2026-3 prill 2026.

Ndalur te rregullat, nxënësit nuk duhet të mbajnë telefonat gjatë orëve të mësimit dhe në ambientet e shkollës. Në rast shkeljeje, parashikohet forcim masash nga shkolla dhe lajmërim i prindit.

Edhe sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit prind-shkollë, në SMIP do të ketë hapësira të reja për më shumë informacion lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe orientimin e karrierës së fëmijë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat