29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Rama “braktis” Asamblenë si vendin e shpalljes së kabinetit të ri! Voicenews zbulon emrat e qeverisë së re (Balluku, Balla dhe Manja, poste në Kuvend)   

Edhe pse duken të relaksuar socialistët si mban “vendi n’ven” për emrat që do jenë fytyra e qeverisë Rama në startin e mandatit të katërt (themi startin se Rama i ndërron disa herë ministrat gjatë mandatit). Ndonëse duket se po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë e ardhshme, steka të reja dhe të vjetra brenda socialistëve kanë nisur strategjitë për t’i rënë në sy shefit. Si të rinjtë socialistë, ashtu edhe të vjetrit, rrjetet sociale i kanë shfrytëzuar për punët e qeverisë, duke publikuar aksionet për lirimin e hapësirave publike deri tek menaxhimi i situatës me zjarret. Ndryshe nga tre mandatet e para, kësaj radhe Rama ka vendosur t’i lërë të gjitha për në fund të verës, duke mbajtur në ankth socialistët.

Në ditën e fundit të korrikut, Kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Por situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën. Të tjerët kryesisht ato që s’kanë shumë shanse për një portofol ministror po shfrytëzojnë ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë. Në krye të detyrës apo me pushime, të gjithë kanë qenë me një sy dhe një vesh nga vila qeveritare në Dhërmi, për të kuptuar sa më shumë sinjale për zhvillimet e ardhshme politike. Një pjesë e ministrave presin rikonfirmim, socialistë të tjerë presin promovim në strukturat e qeverisjes apo në ato partiake. Por e përbashkëta është se asnjë nuk e ka të sigurt se ku do të shërbejë politikisht katërvjeçarin e ardhshëm. Kësaj radhe do thyhet edhe tradita politike, që të majtët presin Asamblenë, ku Kryeministri do të lajmëronte kabinetin Rama 4, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar, ministrat do shpallen në një format ndryshe. Duke njohur mentalitetin e Ramës se kujt i del emri digjet, shumë pretendentë kanë lobuar në media që emri i tyre të mos dalë në qarkullim si pjesë e kabinetit të ri Rama.

Voicenews.al ka mësuar disa emra që do të përbëjnë bërthamën e qeverisë Rama. I vetmi ministër që pritët të konfirmohet nga kabineti aktual është Pirro Vengu, të tjerët kanë fare pak shanse. Kështu Belinda Balluku, do marrë detyrën e rëndësishme të kryetares së Kuvendit, duke e zhveshur nga pushteti i tepërt në parti, por edhe duke e detyruar të jetë jo shumë aktive për vetë rolin balancues që ka pozicioni i kryeparlamentarit. Kryetar i grupit parlamentar të PS, do rikthehet Taulant Balla, që do ketë detyrën e vështirë të menaxhojë të rrinjtë gjatë seancave plenare. Ulsi Manja do rikthehet në krye të Komisionit të Ligjeve, duke ja lënë Ministrinë e Drejtësisë, ëarkut Elbasan, me shumë mundësi Olsi Komicit.  Elisa Spiropali, Adea Pinderi, Iris Luarasi dhe Niko Peleshi pritet të ketë një portofol ministror në qeverinë Rama 4. Erion Braçe ishte projektuar për ministër, por me zgënjimin nga kryetarja në detyrë e bashkisë, burimet konfirmojnë që Braçe ka potencial të jetë kandidati i ardhshëm i Bashkisë Tiranë (tani që me ligj lejet për pallatet mbi 10 kate i jep qeveria) Braçe duhet për të bërë pak oponecë për të shuar reagimet qytetare. Portofol ministror pritet të marrë edhe Ardit Bito dhe Sara Mile. Të vetmen rebus që Rama ka dilema është identikiti që do ketë në dorë financat e shtetit. Shkrimet ngelin, nëse parashikimi nuk përafrohet 70% me realitetin keni të drejtë të gjykoni që shkrimi nuk ka burimet e mjaftueshme. Për të futur pak dilema dhe për të thënë që burimet kanë dijeni, që socialistët ta dinë që burimi është i besuar po themi kaq, kush është Kryebashkiaku i një qyteti bregdetar që Rama ka drekuar mbi dy herë vetëm gjatë muajit Korrik!   

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat