29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Detaje/Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq? Gjykata Korçës lë në burg autorin (edhe pse u përlot në gjyq) dhe familjarët e tij

Gjykata Korçës ka vendosur të lërë në burg autorin e mitur të vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo, së bashku me babain dhe xhaxhain e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, ku i mituri u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, duke humbur jetën nga një goditje e vetme në zemër.

Sipas informacioneve nga policia e Maliqit, në total janë arrestuar tetë persona lidhur me këtë ngjarje. Përveç autorit 14-vjeçar, në pranga janë vënë babai E. G., xhaxhai R. G., katër të mitur të tjerë që morën pjesë në konflikt dhe 34-vjeçari Flori Çela. Babai dhe xhaxhai akuzohen për fshehje të provave, pasi kanë fshehur thikën e përdorur në krim. Katër të miturit e arrestuar akuzohen për tentativë pengimi të zbardhjes së së vërtetës, ndërsa 34-vjeçari Flori Çela për moskallëzim krimi.

Autorit të mitur rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, pasi pas krimit tentoi të largohej me automjet së bashku me Flori Çelën. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe po hetohet më tej nga policia dhe organet e drejtësisë.

Detaje nga gjyqi

Enedio Guri, 14-vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, u shfaq i përlotur në sallën e gjyqit, ku gjykata e Korçës e la në arrest me burg.

Avokati i tij, Ledian Spaho, tha për mediat se i mituri ka shprehur pendesë dhe se nuk kishte qëllim që veprimet e tij të sillnin këtë tragjedi. Burime nga gjykata raportojnë se Guri, duke qarë, ka thënë: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen.”

Edhe babai i autorit, Edison Guri, ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, ndërsa gjykata vendosi që edhe ai të mbahet në qeli për përfshirjen e tij në ngjarje.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, Maliq, ku 14-vjeçari goditi viktimën me një thikë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, autori dhe disa persona të tjerë u arrestuan, përfshirë babain, xhaxhain e të miturit dhe disa të mitur të tjerë që dyshohet se kanë tentuar të pengojnë zbardhjen e ngjarjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat