22.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, çojnë në pranga 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

Pas veprimeve hetimore, Policia e Korçës ka dalë me një komunikatë, ku njofton arrestimin e tetë personave për vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo, ngjarje e regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit.

Në pranga është vënë autori 14-vjeçar Enedio Guri, i cili ka tentuar të arratiset me automjet pas krimit. Po ashtu është arrestuar edhe 34-vjeçari Flori Çela, i pranishëm gjatë krimit dhe ka tentuar të largohet me të njëjtin automjet me autorin.

Blutë e Korçës kanë arrestuar edhe babain dhe xhaxhain e autorit, shtetasit Edison dhe Roland Guri, pasi sipas autoriteteve, ata kanë fshehur thikën me të cilën u krye vrasja.

Po ashtu në pranga janë vënë dhe 4 të mitur të tjetër, shokë të autorit dhe të pranishëm në momentin e krimit, të cilët kanë mashtruar në deklarimet e tyre në Polici për të tentuar pengimin e zbulimit të së vërtetës.

“Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga: Shtetasi Enedio Guri, 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-Shtetasit Edison Guri, 44 vjeç dhe Roland Guri, 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-Shtetasi Flori Çela, 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njofton Policia e Korçës.

Gjithashtu, policia informon se ka sekuestruar edhe mjetin prerës (thikë) me të cilën u krye krimi, automjeti me të cilin tentoi të largohej autori dhe shoku i tij, si dhe 5 celularë. Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat