Një plagosje dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen rreth orës 19:10. Policia bën me dije se është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
“Aktualisht 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia, duke shtuar se hetimet janë ende aktive.
Bëhet me dije se në momentin e plagosje i riu ishte brenda në automjet dhe ka marrë një plumb në bark. Sipas informacioneve, autori i ngjarjes e qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.