23.5 C
Tirana
Sunday, August 3, 2025

Gjykata Kushtetuese krijon preçedent, SPAK-ut nuk i lehojet më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate! 

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” SPAK-un, duke i pranuar pjesërisht kërkesën Onejda Ymerajt, në lidhje me sekuestrimin e telefonit të saj.

Kushtetuesja ka konstatuar shkelje të të drejtave kushtetuese në veprimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke vendosur që Ymerajt t’i kthehet telefoni i sekuestruar, por ndërkohë, ka lejuar mbajtjen nën sekuestro të kopjeve të të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin penal, duke kërkuar që ato t’i nënshtrohen kontrollit të mëtejshëm gjyqësor.

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar gjithashtu SPAK-un që brenda një afati 3-mujor, të marrë masat e nevojshme për të rivendosur ligjshmërinë procedurale në lidhje me këtë çështje, duke respektuar të drejtat e individit të mbrojtura nga Kushtetuta.

Gjykata Kushtetuese thekson se çështjet të cilat ende në proces, preken nga vendimi i sotëm, duke vendosur kështu një precedent dhe standard të ri për mënyrën se si duhet të veprohet nga organet e akuzës për sekuestrimin e sendeve që përmbajnë të dhëna personale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat