23.5 C
Tirana
Sunday, August 3, 2025

Po kthehet si “Jovan Bregu” o bëhet deputet o ska… Lapaj ankohet në KAS: Mandati më takon mua, lista e mbyllur u dorëhoq

Edhe pse pa interes publik se kush bëhet deputet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi Rama ka siguruar shumicë të cilësuar bashkë me PSD, Adriatik Lapaj ka rinisur betejën për tu bërë deputet. Njëlloj si “Jovan Bregu” që kishte ambicje për tu bërë magazinjer dhe përdorte metodat e ‘Makiavelit’, edhe Lapaj me taktika ligjore po përpiqet të bëhet deputet a thua se kjo do trondisë skenën politike.

Kushdo që ta marrë mandatin Lapaj a Shabani, njëlloj do jetë pasi Edi Rama ka nën kontrollin e tij një super mazhorancë, edhe si ‘kërcet’ për asnjë forcë politike. Por duket se përfitimet e deputetit janë më të ëmbra se parimet, kështu që Lapaj ka vendos të bëj çmos ta shkruaj në CV që ka qenë deputet.

Kështu përmes një letre dërguar me postë, Lapaj nëpërmjet avokatit të tij ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së tij.

Në kërkesën e tij, Lapaj  pretendon se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkon të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, përfshirë Kleana Xhuvelin.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë çështjen dhe të dalë me një vendim përfundimtar, që do të përcaktojë përfundimisht emrin e deputetit të ri që do të marrë mandatin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat