Sistemi satelitor i NASA-s ka publikuar imazhet në kohë reale të vatrave aktive të zjarrit që kanë përfshirë gjithë rajonin e Mesdheut.
Në imazhet satelitore, ku duket edhe Shqipëria çdo pikë e kuqe përfaqëson një vatër aktive, e cila është aktualisht në zhvillim.
Në pamjet e publikurua, vërehet se Shqipëria është një ndër vendet më të prekura të Ballkanit, ku regjistrohen me dhjetëra vatra aktive.
Ndërkohë që Shqipëria, prej disa ditësh është nën pushtetin e zjarreve nga Veriu në Jug, ku flakët kanë shkrumbuar më mijëra hektarë, ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama.
Ndërsa flakët vijojnë të përpijnë pjesë të vendit, ku janë shkuar banesa apo sipërfaqe me të mbjella, Rama i cilëson zjarrit si problem të Europës Mesdhetare.
Ai falënderon autoritetet që përballen me flakët, por nuk përmend ndihmën për banorët që kanë humbur shtëpitë apo për të tjerët që iu është bërë ekonomik pas djegies së mijërave hektarëve.
Zjarri në Borsh ka dalë totalisht jashtë kontrollit mëngjesin e sotëm dhe situata vazhdon të jetë alarmante, pasi flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset.
U raportua se në Borsh ka nisur një furtune ere, e cila ka bërë që zjarri të marrë përmasa të frikshme. Ndërsa bëhet me dije se tymi është shumë i dendur dhe është e pamundur të qëndrohet në zonë.
Ndërkohë që paniku është i madh tek qytetarët e shumtë pushues, por edhe tak banorët e zonës nga zjarri i frikshëm. U raportua se 40 persona janë evakuar nga autoritetet.
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme edhe në zonën kodrinore të fshatit Shetel, në Shijak. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, duke shkaktuar dëme në natyrë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll. Deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave.
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit.
Zjarret, e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat, e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota.
Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës.
Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë.
Një tjetër vatër zjarri e përmasave të konsiderueshme ka dalë jashtë kontrollit në jug të vendit. Bëhet fjalë për fshatin Piqeras.
Flakët që po përhapen me shpejtësi kanë shkaktuar shqetësim për banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë turistike.
Sipas raportimeve nga terreni, zjarri ndodhet vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve tregtare.
Zjarri është përhapur në një zonë kodrinore me bimësi të dendur dhe të thatë, duke e bërë ndërhyrjen nga toka shumë të vështirë.