23.5 C
Tirana
Sunday, August 3, 2025

Mesazh paralajmërues? Shpërthim me tritol në Tiranë, shkatërrohen disa automjete! Zbulohet shënjestra e atentatit

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”. Policia raporton se lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur ë portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendi i ngjarjes dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të 39 vjeçarit Elvis Kosova. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Një emër i njohur për policinë, Elvis Kosova ka precedent të mëparshëm penal. I njohur ndryshe si Visi i garave, apo Visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk. Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ në Gjermani. Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat