23.5 C
Tirana
Sunday, August 3, 2025

Saranda beteja për territore? Plagoset ish-efektivi policisë! “Versioni zyrtar” arma u shkrep pa dashje (Këndvështrim ndryshe i ngjarjes)

Nuk po merremi si u konfirmua ka shpejt, pa hetime të thelluara, që arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme. Kjo le hije dyshimi mbi ngjarjen, por ne si Voicenews.al, kemi vendosur mos të zëvendosojmë ato gazetarët që kanë info që edhe autorët e krimeve nuk i dinë. Pra nuk kemi informacion nga burime mbi hetimin, por me deduksion logjik me kohën që merr analiza e ngjarjes, verifikimi në laburatorin shkencor të armës (e cila nuk është gjetur) nuk ka se si policia të vertetojë nëse shkrepja është e vullnetshme ose jo.

Ajo që e ngre fokusin tek kjo ngjarje, nuk është plagosja e një shtetasi, por shpeshtësia e rasteve që po ndodhin në Sarandë në kulm të sezonit turistik. Përveç luftës për territore eksluzive turizmi, apo luftës për zaptim të plazheve që kanë mbetur nga aksioni i qeverisë, nuk gjejmë arsye tjetër që një qytet si Saranda të ketë kaq shumë ngjarje kriminale. Voicenews.al, ka në staf gazetarë dhe bashkëpunëtorë të lidhur me qytetin dhe konfirmojnë se kurrë Saranda nuk ka shënuar lajme kronike për disa ditë rresht, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Ngjarja e pasdites së sotme ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës. I plagosur ka mbetur shtetasi Adil Veli, rreth 54 vjeç.

Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur ish-efektivi i Policisë, Adil Veli, 56 vjeç.

Blutë e qytetit bregdetar thonë se ka patur të shtëna me armë zjarri, por dalin direkt në konkluzionin se ato kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme gjatë konfliktit.

Si pasoj e të shtënave nuk ka patur njeri të plagosur, ndërsa Adil Veli është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkohë Policia nuk thotë se kush është autori i dyshuar, por njofton se po punojnë për identifikimin e tij.

“Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj” thuhet në njëftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat