23.5 C
Tirana
Sunday, August 3, 2025

Ksamili “toka e artë”, Bashkia nuk e ndan mendjen se kujt do ja japë… dy pronarë përleshen fizikisht për vendet e çadrave në plazh! (Video)

Toka e “artë” në Ksamil, prej të cilës gjenerohen të ardhura marramendëse nga çmimet e kripura në sezon ka çuar në një konflikt për një hapësirë plazhi Albert Pashaj pronar i “Euro Hotel” në Ksamil dhe Agim Taraj pronar i “Sunset Beach bar”. Nga konflikti Albert Pashaj shfaqet në një video i gjakosur, i dhunuar me sende të forta teksa në plazh ishte me familjen e tij.

Në video, shfaqet një person që largohet me vrap, të cilin familjarët e Pashajt e akuzojnë se qëlloi pronarin e hotelit. Policia shoqëroi pronarin e Beach barit, dhe po vijon hetimet për persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë konflikt.

Zona e lakmuar nga dy pronarët për të vendosur çadra ndodhet në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit, dhe është caktuar nga bashkia si hapësirë për plazh publik. Palët e përfshirë në konflikt i janë drejtuar Bashkisë Sarandë, por nuk e kanë zgjidhur. 

Të dyja palët kanë aplikuar për të marrë leje për të njëjtën hapësirë pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Albert Pashaj thotë ai bëri e fitoi të drejtën për të vendosur 52 çadra për hotelin me 26 dhoma, por bashkia nuk erdhi për të bërë matje dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit e skualifikoi për mungesë të paraqitjes së dokumentacionit. 
 
Të afërmit e Agim Taraj po ashtu deklarojnë se, kur nuk e morën lejen për hapësirën e plazhit, Taraj ndërpreu kontratat për të marrë hotel me qira dhe vijoi vetëm me biznesin e lokalit, i cili ndodhet në zonë prej 16 vjetësh. 

Sipas familjarëve, Taraj nuk e ka goditur këtë të shtunë pronarin e hotelit, por Pashaj ka provokuar një konflikt me punëtorët në lokal. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë konflikt, dhe aktualisht hapësira e plazhit që ka shkaktuar konfliktin është plazh publik. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat