18.5 C
Tirana
Monday, August 4, 2025

Pas Ilir Beqajt, sëmuret edhe Erion Veliaj, pas komplikacioneve me shëndetin dërgohet në spital

Mesa duket po qarkullon ndonjë virus në paraburgimin e Durrësit, që infekton të arrestuarit e profilit të lartë. Pas Ilir Beqajt, që la ambjentet e qelisë për barelat e spitalit, radha i ka ardhur edhe Erion Veliajt. Kreu i Bashkisë në detyrë, Veliaj është dërguar paraditen e sotme në Spitalin e Durrësit, për shkak të problemeve me tensionin. Sipas raportimeve, Veliaj ka ndier shqetësime shëndetësore dhe mjekët kanë vendosur t’i kryejnë një sërë analizash për të vlerësuar gjendjen e tij.

Pas disa orësh qëndrimi nën kujdesin e mjekëve, Veliaj është rikthyer në qelinë e tij në paraburgim, ku thuhet se do të vijojë marrjen e trajtimit të nevojshëm.

Nga ana tjetër, për opinionin publik nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë të përballur me drejtësinë kujtohen për tensionin apo për “lodhje fizike” në momentet më të papërshtatshme.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet i shtruar në QSUT, pasi është paraqitur me urgjencë për shkak të një gjendjeje shëndetësore të rënduar

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat