31.5 C
Tirana
Sunday, July 13, 2025

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 shtetas të dënuar për drogë e pastrim parash (Emrat+veprat penale që kanë kryer)

Janë ekstraduar ditën e sotme Greqia, Belgjika dhe Serbia, tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia njoftoi se dy prej tyre rezultojnë të dënuar për pastrim parash dhe për drogë, ndërkohë, që një tjetër akuzohet për trafikimin e një automjeti. Më konkretisht janë ekstraduar shtetasit:

  • Mikel Hoxha alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Raportohet se ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;
  • Armando Gropa, 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai ka kultivuar 140 bimë narkotike kanabisi, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;
  • Suard Onuzi, i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Ekstradimi i tyre është kryer pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat