15.5 C
Tirana
Saturday, July 12, 2025

Takimi me kryebashkiakët në Durrës, Rama bën për “ujë të ftohtë” Dredhën: I ka sytë gjysmë të hapur, ka pasur ‘bum’ ndërtimesh pa leje

Kryetari i Bashkisë Vlorë nuk i ka shpëtuar syrit të ciklonit të Kryeministrit Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit, me fokus administrimin e pushtetit vendor dhe sfidat që ka sjellë rritja e fluksit turistik në qytetet kryesore.

Gjatë takimit, Rama u ndal veçanërisht te problematikat që kanë dalë në pah në qytetet e mëdha dhe ato turistike, duke kritikuar ashpër Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili ndodhej në sallë.

Ai theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore “i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik.

“Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe strukturat atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur. Bashkia e Vlorës fin me dhjetëra mijë euro një televizion privat, për nuk e di se çfarë, besoj se ka një arsyetim filozofik, por nuk mund të vazhdojë kështu. Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës” theksoi Rama.

“Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë. Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë” tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat