15.5 C
Tirana
Saturday, July 12, 2025

Lokalet më të njohura tek “Piazza”, nuk janë më! Policia Bashkiake çon fadromat dhe shemb strukturat metalike

Pronarët e bizneseve që ndodhen në një nga zonat më të lakmuara dhe më të preferuara të kryeqytetit, pas Muzeut Kombëtar te “Piazza”, kanë refuzuar të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, një zonën e dedikuar për lulishte.

Ky aksion është në vazhdën e atyre që kanë nisur në të gjithë territorin e vendit, pas një ultimatumi të kryeministrit Edi Rama, që të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

Pronarët e bizneseve te “Piazza” nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me autoritetet dhe kanë refuzuar lirimin e hapësirave, çka ka detyruar Policinë Bashkiake të Tiranës të dërgojë atje fadromat për prishje dhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbërimit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat